24-11-2024

Aprovohet versioni final i Autostradës së Dukagjinit

Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti.

Përzgjedhja e këtij varianti të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt, njofton Ministria e Infrastrukturës, përcjell k.net.

Ministri Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, theksoi rëndësinë e këtij vendimi i cili tha se i hap rrugë projektimit të detajuar. Mes të tjerash shtoi se më këtë autostradë, “Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan-evropiane”.

Anëtarët e komitetit diskutuan edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa u shprehën të kënaqur me procesin e deritanishëm.​

Asnjë koment

Comments are closed.