14-07-2025

Arianit Nushi i bashkohet LDK-së në Prizren, Selmanaj: Përforcim i rëndësishëm profesional

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka mirëpritur aderimin e Arianit Nushit në strukturat e partisë, duke e cilësuar si një përforcim të rëndësishëm profesional dhe intelektual.

Nushi ka përvojë të gjerë në sektorin privat dhe ndërkombëtar, duke punuar në institucione si Raiffeisen Bank, IPKO, Neptun, Trion Invest, OSBE dhe IOM.

Selmanaj në një postim e përshkroi atë si shembull të integritetit dhe përkushtimit qytetar, duke theksuar formimin e tij në menaxhim dhe informatikë.

“Kjo përvojë është dëshmi e profesionalizmit të tij dhe aftësisë për të udhëhequr me përgjegjësi dhe vizion. Arianiti është mishërim i vlerave të punës së ndershme, integritetit dhe përkushtimit qytetar. Angazhimi i tij në LDK është një dëshmi e rritjes së vazhdueshme të kapaciteteve profesionale dhe intelektuale brenda partisë tonë. LDK do të mbetet shtëpia e profesionistëve”, shkroi ndër tjera Selmanaj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.