Ariu hyn në oborrin e një shtëpie në Mushtisht – VIDEO
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një ari është parë duke hyrë në oborrin e një shtëpie private.
Deri tash nuk raportohet për të lënduar, por prania e ariut ka shkaktuar panik tek banorët e lagjes.
Sipas dëshmitarëve, ariu ka qëndruar për disa minuta në oborr para se të largohej drejt zonës së pyllëzuar.

Autoritetet janë duke hetuar incidentin dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos për banorët që jetojnë pranë zonave malore, pasi mundësia e shfaqjes së kafshëve të egra mbetet e pranishme.