Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pouskë e Prizrenit ka pësuar një dëm mëngjesin e sotëm. Dëme po ashtu ka pësuar edhe pronari i bletëve, Tusun Krasniqi nga lagja “Tusus” e qytetit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Behët fjalë për 28 copë dele dhe mbi 5 koshere me bletë.
Ata i kanë deklaruar policisë se këto dëme i ka shkaktuar ariu. Këtë e ka konfirmuar për portalin “Gazeta e Prizrenit” zyrtari për media në Prizren, Vesel Gashi.