24-11-2024

Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës, Von Cramon: Ka gjasa që Vuçiq ka takuar për këtë Zelenskiyn

Eurodeputetja Viola von Cramon tha se takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Ajo shpërndau një postim në Twitter të deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina s’duhet të kompromentojë parimet e saj dhe se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion mbi Ukrainën: armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shkroi von Cramon në Twitter.

Asnjë koment

Comments are closed.