“Arpagjikt” kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Lirisë
Liria tashmë është anëtare e Ligës së Parë duke humbur statusin e ligës elitare të Kosovës – Superligë.
Prizrenasit kanë filluar të përforcohen dhe të bëjnë ndryshime në klub, por duket se zyrtarët e klubit po hasin në kundërshtimin e tifozëve.
“Arpagjik’t” gjatë ditës së djeshme kanë akuzuar kryetarin, Iljaz Iljazin për kurdisje të ndeshjeve si dhe rënien në një kategori më të ulët.
Postimi i plotë i Arpagjik’ve:
Sot rreth 50 anëtarë ishim të pranishëm për t’ia kërkuar direkt dorëheqjen e kryetarit të deritanishëm.
Nga kuvendari i klubit na është kërkuar që të presim deri ditën e Mërkure kurse kryetari kërkon 50 mijë eurot e invenstuara gjoja se nga gjepi i tij.. ne ati i kërkuam pagat e mbetura të lojtarëve, parat e rrugës të pa paguara dhe parat e fituara nga humbja ndaj Drenicës sezonin e kaluar.
E mërkura shpejt po vjen. Shpresojmë në ditë të mira për klubin e qytetin LIRIA 1930./telegrafi