25-03-2025

Raporti i tyre, krisja e deri te kërkim falja, Gjesti ia thotë të gjitha Egli Takos

Gjesti i ka kërkuar një darkë Vëllait të Madh me Egli Takon për t’u sqaruar për të gjitha gjërat që kanë ndodhur mes tyre.

Ai në darkë ia ka bërë me dije banores se ka gabuar dhe se e di që nuk është i pastër.

Megjithatë, këngëtari theksoi se është ndjerë mirë me të dhe se ka qenë një krahë për të.

Mes tjerash Gjesti i thotë se e ka moshën për të gjetur dikë e bërë plane, por që nuk është ai i duhuri.

“Jam përshtatur me ty në shumë gjëra, t’i kam thënë të gjitha gjërat se e kam ditur që ti nuk m’i përdor. Të kam thënë të kam në krahë, më është ndenjur me ty. Më shumë se kam qeshur me ty me askënd tjetër se ka qenë energjia”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Unë e di që ti, ti duke dashur shumë shkoi në ekstrem. Kujdesi i madh ndaj meje. Simptomat e tua ato duke qarë duke i hyrë thellit. Rashë në depresion. Po ndjej diçka për ty, kurrë në jetë”.

“E ke moshën, e di. Më fal. E di që ke tjera mendime, por më fal. Unë jam ky njeri. Nuk mendoj shumë, vetëm futem. Kurrë nuk mendoj se çka më pret pas. Më fal. E di që e do një djalë serioz, që do me çu jetën me dikë. Si motra ime, ka dëshirë të krijoj familje. Po të kuptoj, por kuptom edhe ti mua. Energjinë e mirë kur e kam me një njeri vuaj për atë njeri”.

“Të kërkoj falje për lotët e tua, kam pasur gabime. Nuk e lë veten të pastër. Prezenca e jote më ka munguar në shtëpi, nuk mund të ma mohosh, as që jam kënaqur me ty. Ka qenë energjia”, shtoi ndër tjerash.

Asnjë koment

Comments are closed.