26-11-2024

Arrest shtëpiak për 14 policë e arrestuar për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak 14 zyrtarëve policorë, të arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vermicë.

Sipas njoftimit, policët dyshohen se kryer veprën penale në vazhdimësi Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 i KPRK-së në bashkim me veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.