25-11-2024

Arresti shtëpiak ndaj Agim Ademit, UEFA: Jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në kontakt me FFK-në

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta aprovojë kërkesën e Prokurorisë e cila kishte kërkuar që kryetari i FFK-së, Agim Ademi të dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë.

E shtëpia më te madhe të futbollit evropian, UEFA, ka bërë një koment lidhur me arrestimin e të parit të FFK-së.

Përmes një përgjigje, ata kanë thënë shkurt se janë duke e monitoruar situatën dhe janë në kontakt me Federatën e Futbolli të Kosovës.

“UEFA po monitoron situatën dhe është kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës. Ne nuk kemi koment të mëtutjeshëm në këtë fazë”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s për Dukagjinin.

Asnjë koment

Comments are closed.