Arrestimet në Prizren – këta janë dy personat tjerë të ndaluar, janë vëllezër
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, ka realizuar sot një aksion të koordinuar që ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se dy personat tjerë të arrestuar janë: Liman Sallauka dhe Xhevat Sallauka, vëllezër.
Për pos tyre, siç ka raportuar janë arrestuar edhe kolonel Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.