24-11-2024

Arrestimi i 12 zyrtarëve të ATK-së, Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit për 2.7 milionë euro

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka folur rreth arrestimit të 12 zyrtarëve të këtij institucioni. Ai ka thënë se vetë institucioni që ai e drejton ka iniciuar këtë rast në Prokurori.

“Ky rast është inicuar kohë me parë nga vet ATK-ja.  Është një rast që ka filluarqë nga fillimi i vitit 2020, ku pas paraqitjes së kërkesës për rimbursim nga ana e tatimpaguesit dyshimet zyrtare të ATK-së ishin  se  kreditimi i TVSh-së i krijuar në disa fatura të qarkulluara aga ana e tri bizneseve ishin fiktive. Nga momenti i fillimit të dyshimit për transaksione fiktive, zyrtarët hetues të ATK-së  që vijnë nga Departamenti i Hetimeve tatimore rastin e  kanë ngritur tek organet tjera ligjzbatuese . Në këtë rast tek Prokuroria e Shtetit. Ku nga momenti i ngritjes së rastit nga ana e ATK-së tek prokuroria e shtetit ka vazhduar bashkëpunimi i mirfilltë ndër institucional. Si rezultat i veprimeve me kohë dhe vigjilencës së ATK-së është arritur të parandalohet dëmtimi i buxhetit të shtetit në vlerë prej 2. 7 milion euro. Prokuroria ka ardhur në përfundim për ngritje të aktakuzës për 13  zyrtar të ATK dhe përfaqësuesve të bizneseve të involvuar në këtë rast”, ka thënë Murtezi.
I pari i ATK-së theksoi se menaxhmenti i këtij institucioni vazhdimisht bënë përpjekje që të ketë llogaridhënie sa i përket stafit, me qëllim të zbatimit të drejt të ligjit për të gjithë tatimpaguesit.

“Për të parandaluar involvimin e stafit tonë në veprat e tilla, që përveç që mund ta dëmtojnë integritetin institucional, mund ta dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit”, theksoi Murtezaj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.