04-03-2025

Arrestimi i kosovarit në Mal të Zi me “selam” të Serbisë, familja kërkon ndërhyrjen e autoriteteve të Kosovës

Më 18 shkurt, shtetasi kosovar Besnik Gashi u ndalua në kufirin e Malit të Zi, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet serbe.

35-vjeçari akuzohet nga Serbia për një rast vjedhjeje të vitit 2018, për të cilën babai i tij thotë se ishte shpallur i pafajshëm pas shtatë muajsh burg në këtë shtet.

“Besniku në vitin 2018 ishte në shoqëri të njerëzve të gabuar dhe në vendin e gabuar. Ata u akuzuan për një vjedhje, por djali im u shpall i pafajshëm”, deklaroi babai i tij, Ekrem Gashi për IndeksOnline.

Megjithatë, 7 vite më pas shteti serb kërkon ekstradimin e të riut kosovar nga pala malazeze.

Ai thekson se gjatë burgimit të mëparshëm në Serbi, Besniku ishte maltretuar tej mase nga autoritetet atje, dhe shpreh frikën se e njëjta gjë mund të ndodhë përsëri nëse ekstradohet.

Për këtë arsye, ai i ka bërë thirrje autoriteteve vendase që të ndërhyjnë dhe të parandalojnë dorëzimin e të birit në Serbi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.