24-11-2024

Arrestimi i tre mjekëve në Spitalin e Prizrenit, reagon ShSKUK

Tre mjekë të Spitalit te Prizrenit janë arrestuar të shtunën, nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Kjo pasi një foshnje vdiq pas lindjes, e prindi i saj i akuzoi mjekët për mos trajtim të duhur.

Ndaj arrestimit të mjekëve sot pati reagim edhe nga ShSKUK.

Ata janë duke pritur ekspertizën mjeko-ligjore për të pare shkaqet që kanë çuar deri tek vdekja e foshnjes.

“Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete. Raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet. Pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Reagimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), po trajton me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.

Në të njëjtën kohë jemi duke pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin.

Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete.

Raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet.

Pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar.

Asnjë koment

Comments are closed.