25-11-2024

Arrestimi i tre personave për tenderin milionësh në Prizren/ Berisha: Arrestoni hajnat e vërtetë, jo vetëm bashkëpunëtorët

Kryetar i Nisma-s, Zafir Berisha ka reaguar pas arrestimit të tre personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender mbi një milionë euro me dokumenta fiktive.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” ka kërkuar që të arrestohen hajnat e vërtetë dhe jo vetëm bashkëpunëtorët.

“Këto që sot po ndodhin lidhur me keqpërdorimet e milionave në Prizren nga hajdutët e qeveris së LVV, ta kujton një thënie të popullit për gjahtarin e cili nuk e ndjekë gjahun edhe pse e sheh, po i ndjekin gjurmët e gjahut”, ka thënë Berisha.

Më tej shkruan se të arresturit e sotëm është dashur që të arrestohen më herët.

“Këta operator që janë arrestuar sot, është deshtë me ju ndalë turri kur kanë kontraktuar me hajdutët e Mytës 995 euro një ulëse parku, e jo kur buxhetit të Prizrenit i janë shkaktuar dëme me qindra e miliona €”, ka thënë tutje Berisha.

Lidhur me rastin, prokuroria ka vendosur që tre të dyshuarit të shkojnë në paraburgim prej 48 orësh.

Asnjë koment

Comments are closed.