Arrestohen 2 gra shqiptare të shumëkërkuara nga Europa për drogë e krim të organizuar
Dy shqiptare të shumëkërkuara në Europë dhe një shqiptar u arrestuan ditën e djeshme nga policia greke në doganën e Kakavijës.
Ndaj dy shqiptareve kishte urdhër arreste, përkatësisht nga Spanja dhe Belgjika, shkruan abcnews.al.
Mesohet se e arrestuara me urdhër arresti nga Spanja kërkohej për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale dhe shkelje e urdhrit të ndalimit.
Ndërsa shqiptarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika akuzohet për pjesëmarrje ne organizate kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, vepra që parashikojnë dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.
Për sa përket shqiptarit, ndaj tij ka një urdhër arresti nga autoritete greke për veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.