Arrestohen dy gra, dyshohet se rrahën policët për shqiptim të gjobës në trafik
Dy gra janë arrestuar në fshatin Penuh të Podujevës, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Sulmi fizik ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur si shenjë pakënaqësie nga të dyshuarat pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
“Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.