24-11-2024

Arrestohen dy persona, dyshohet se kontrabanduan barna pa banderola

Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë pranuar informata se disa barnatore në Prishtinë janë duke shitur produkte farmaceutike (barna), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Sot, më 16.03.2023, hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në teren ku janë kontrolluar shtatë (7) barnatore në kryeqytet. Gjatë kontrollimit në dy barnatore është zbuluar sasi e madhe e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar. Këto barna ishin të fshehura në pjesë shtesë të lokalit të rregulluar enkas për fshehjen e tyre (në formë të bunkerit).

Gjatë këtij operacioni pas zbulimit të kësaj sasie të barnave, është njoftuar edhe Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në teren dhe janë bashkangjitur ekipeve nga institucionet e përfshira në këtë operacion.

Ekipet policore, inspektorët farmaceutik dhe ekipet nga dogana kanë bërë numërimin e llojit të produkteve të barnave nga ku ka rezultuar se janë sekuestruar 598 lloje të produkteve, kurse sasia e barnave brenda një produkti është më e madhe dhe ka mbetur të numërohen dhe evidentohen nga njësitet përkatëse.

Në polici, janë shoqëruar dy persona të dyshuar, pronarë të barnatoreve, të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatit të tyre mbrojtës, ndaj tyre janë iniciuar rastet: ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar” dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.