Arrestohen dy persona në Prizren me dyshimin për kanosje
Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Prizren, për shkak të se përmes mesazheve kanë kanosur një person tjetër, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë rasti kishte ndodhur në fillim të muajit qershor.
Raporti i PK-së:
KANOSJE: Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se përmes mesazheve kanë kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/