Arrestohen dy persona, pasi vodhën lopë në Mazrrek të Hasit të Prizrenit
Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, të Stacionit Policor Malishevë, dje ka arrestuar dy persona të dyshuar (A. S. dhe V. S.) të cilët ishin në kërkim për vjedhje të bagëtive, në fshatin Mazrrek, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në raportin policor, thuhet se të arrestuarit dyshohet të jenë përfshirë në tri vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, të kryera me 18.11.2018 në Mazrrek të Prizrenit, ku të njëjtit në tri lokacione të ndryshme kanë depërtuar në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë vjedhur shtatë (7) copë bagëti.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit u është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë është njoftuar për vjedhje të lopëve në fshatin Mazrrek të Hasit. /GazetaePrizrenit.net/