25-02-2025

Arrestohen dy persona “për fajde” në Prizren

Sektori Rajonal i Hetimeve te Policisë në Prizren pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot me datë 25.02.2025, ka filluar  realizimin e operacionit policor për arrestimin e 2 personave të dyshuar , të përfshirë në veprën penale “Fajde” nga neni 331 par 3 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 i KPRK-së

Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve te kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës.

Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve, me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin.

Ndaj të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.