Arrestohen dy persona për vjedhje në Prizren
Nën dyshimin për veprat “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda” në Prizren janë arrestuar dy persona, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Pas informatave lidhur me një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje në Prizren dhe pas hetimeve, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit (E.K. dhe F.Th.).
Ata dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të këtyre veprave penale (vjedhje dhe vjedhje të rënda), ku njësitë e hetimeve pas një pune intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit.
“Të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur.