Arrestohen dy persona – premtuan shërim në Turqi, ia zhvatën 130 mijë euro
Policia ka arrestuar të premtën dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast mashtrimi, përmes të cilit dyshohet se i kanë shkaktuar viktimës dëm material në vlerë prej rreth 130 mijë euro, (rast i ndodhur më 2023).
Gjatë veprimeve hetimore, si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobilë, dy kartela të spitaleve si dhe një kartelë bankare, të cilat pritet të shërbejnë në procedurën e mëtejme hetimore.
Me vendim të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është ndaluar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

“MASHTRIM
Lipjan, Malishevë 2023 – NN. Me datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IO



