Arrestohen dy shtetas shqiptarë, kapen duke kontrabanduar kafshë në brezin kufitar në Vërmicë
Dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, janë arrestuar nga njësitë policore afër brezit kufitar në fshatin Vërmicë të Prizrenit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje. “Ata janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin dhe duke kontrabanduar kafshë”, thuhet në raport.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje kurse kafshët i janë kthyer pronarit të mëparshëm./GazetaePrizrenit.net