19-09-2024

Arrestohen dy të dyshuar, u kapën me armë dhe drogë në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren, ka arrestuar dy person dje nën dyshimet se mbanin me vete lëndë narkotike dhe kanë konfiskuar edhe një armë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Policia ka arrestuar E. Durajn dhe Emil Taralajn.

Duraj dyshohet se me vete mbante pistoletën që Policia i konfiskoi, ndërkaq Taralaj fshehte qesen e drogës.


Sinjali mëson se në veturën e tyre është gjetur rreth 1 gramë drogë e llojit kokainë.

Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.