21-11-2025

Arrestohen gjashtë persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në gjashtë raste të ndara ka arrestuar gjashtë persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore. Arrestimet janë kryer në bazë të vendimeve të gjykatave kompetente.

Personat e arrestuar janë:

I.I. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” me dënim burgimi prej 150 ditësh.

D.S. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 50 ditësh.

M.K. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur” me dënim burgimi prej 40 ditësh.

B.B. (37 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Sulmi” me dënim burgimi prej 36 ditësh.

J.A. (22 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Dhuna në familje” me dënim burgimi prej 25 ditësh.

N.B. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 17 ditësh.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit sipas procedurave ligjore.

Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë personave që janë në kërkim me urdhëresë gjyqësore që të paraqiten në gjykatë dhe të kryejnë obligimet e tyre ligjore.
Në të kundërtën, Policia Rajonale e Ferizajt do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tyre, siç parashihet me ligj./IO

Asnjë koment

Comments are closed.