24-11-2024

Arrestohen “hajdutët” e kuletave në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar  (A. M. dhe A. K.), të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë’, në një rrugë të qytetit, derisa ata konsiderohen si përsëritës të rasteve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, me datën 24 prill 2019, në Prizren, pas një pune hetimore intensive të njësiteve relevante, policia ka arritur t’i identifikojnë dhe të arrestojnë  të dyshuarit, që mendohet të jenë përfshirë në një rast, me 14 prill 2019 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren”,

Të dyshuarit duke vepruar në mënyrë të vrazhdë ia kanë marrë nga dora viktimës kuletën, në të cilën ka pasur dokumente personale dhe të holla në vlerë rreth 80 euro.

“Në vazhdim të dyshuarit kanë kryer edhe dy vjedhje, raste të ngjashme me këto, të cilat vepra i kanë pranuar në prezencën e prindit dhe avokatit mbrojtës. Të njëjtit konsiderohen si recidivistë të këtyre veprave penale”, thuhet në raportin e Zyrës për informim në Prizren.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.