25-10-2024

Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen për një vjedhje të rëndë në Suharekë.

Bëhet fjalë për V.K. (viti i lindjes 2002), A.Gj. (viti i lindjes 2005), M.A. (viti i lindjes 2007) dhe L.G. (viti i lindjes 2009), ku pas hetimit të një rasti të ndodhur me datën  17.09.2023 në rrugën ’’Brigada 123’’ në Suharekë janë gjetur prova se të lartcekurit në bashkëveprim ka kryer një rast vjedhje të rëndë në një lokal afarist.

Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjor.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit të parë ka lëshuar masën e ndalimit policor ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.