Arrestohen katër persona, vodhën mbi 4000 euro nga llogaria e një personi
Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka arritur me sukses të arrestoj katër persona (meshkuj, kosovarë të moshës madhore) mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në kryerjen e veprës penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”.
Menjëherë pas këtij njoftimi, ekipi i krimeve kibernetike ka filluar hetimet intensive.
Falë punës së palodhshme të hetuesve dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen katër persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.
Pas intervistimit të të dyshuarve dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre nga personat e arrestuar, janë ndalur në mbajtje.