29-10-2025

Arrestohen katër shtetas turq në Fushë Kosovë, kapen me sasi të madhe nar*koti:kësh

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në Fushë Kosovë, duke arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas raportit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më 28 tetor 2025, rreth orës 18:15, kur gjatë kontrollit në vendbanimet e të dyshuarve – të gjithë shtetas të Turqisë – janë gjetur dhe sekuestruar: 1482 gram substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, 590 euro para të gatshme, 8 telefona mobil, një automjet (furgon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.