24-11-2024

Arrestohen në Morinë dy prishtinas, kishin futur në bagazh të makinës një 17-vjeçare

Policia e Shtetit të Shqipërisë, gjegjësisht shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet tip BMW, me drejtues A. M. dhe pasagjer N. K, që të dy shtetas të Kosovës.

Mirëpo, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një shtetase 17 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila dyshohet se po ndihmohej nga këta 2 shtetas për të kaluar kufirin në kundërshtim me ligjin.

“Nga verifikimet ka rezultuar se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, ka thënë Policia e Shtetit në njoftimin për media.

Për pasojë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit A. M. dhe N. K., të dy të moshës 23 vjeç dhe banues në Prishtinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

Asnjë koment

Comments are closed.