Në fshatin Korishë të Prizrenit janë arrestuar shtatë persona. Ata janë zënë duke konsumuar pije në një lokal, jashtë orarit të tyre të lëvizjes.
“Është raportuar se shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar në një lokal duke konsumuar pije të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria”, njofton Policia
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.