Arrestohen tre persona, konfiskohet një armë, fishekë e substanca narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar tre person.
Kjo pasi që gjatë kontrollit të tyre, në veturat e tyre dhe shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 1.314 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 24.4 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një armë zjarri revole, dy karikatorë 36 fishekë, para të gatshme 3750€ dhe 20 funta, tre telefona, dhe dy çanta.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IO
