Arrestohenn dy burra në Malishevë pasi u rrahën mes vete
Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe të mërkurën në fshatin Panorc të Malishevës, ku dy persona janë rrahur mes vete, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime trupore.
Sinjali mëson se njëri nga ta ka denoncuar rastin në Polici, duke thënë se është sulmuar nga i dyshuari tjetër.
Njësitet policore kanë shoqëruar dy burrat në stacion për intervistim dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.
Me urdhër të prokurorit, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë