Arrestohet 17-vjeçari që i theu nofullën një 21-vjeçari në Dragash
Një përleshje e ashpër që ndodhi më 27 korrik 2025 në fshatin Rapçë të Dragashit ka çuar në arrestimin e një të mituri 17-vjeçar, i cili dyshohet se e ka sulmuar rëndë një 21-vjeçar, duke i shkaktuar frakturë në nofull.
Viktima, M.K., rreth 21-vjeçar, u paraqit në QKMF Dragash me lëndime të rënda trupore, dhe më pas u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku u konstatua se ishte në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për operim urgjent.
I dyshuari H.S., rreth 17-vjeçar fillimisht ishte në arrati, por u kap nga Policia më 29 korrik, kur edhe u intervistua në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës. Pas procedurës, ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është ndaluar me vendim të Prokurorit për Krime të Rënda për 48 orë.

