18-11-2024

Arrestohet 40 vjeçari, po kërkohej për pjesëmarrje në grupe terroriste

Policët e stacionit në Han të Elezit ka arrestuar një 40 vjeçar me inicialet Z. B i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrje në grupe terroriste’’.

Ai ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai  është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.