Arrestohet dhe dërgohet në burg një person nga Prizreni, kërkohej nga gjykata
Një person nga Prizreni, që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia nuk ka njoftuar se për cfarë vepre kërkohej.
Sipas policisë, ai është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. /GazetaePrizrenit.net