Arrestohet dhe ndalohet mërgimtari me profil fals që kërcënoi Haradinajn
Një person që kishte kërcënuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhjetorin e vitit të kaluar përmes një profili fals në rrjetin social Facebook, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
I pandehuri, me vendbanim të përhershëm në Zvicër, sipas njoftimit është nën masën e ndalimit nga data 07 shkurt 2025.
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2025/01/Driton-Selmanaj.jpg?resize=300%2C300&ssl=1)
Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se i pandehuri Shaip Krasniqi, më datë 17.12.2024, në Prishtinë, “për shkak të pikëpamjeve dhe bindjeve tjera politike, me dashje e ka kanosur seriozisht me jetë të dëmtuarin Ramush Haradinaj – Kryetar i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në atë mënyrë që derisa ishte publikuar një video nga ‘RTV Dukagjini’ në rrjetin social Facebook, ku i dëmtuari ishte në një debat televiziv duke debatuar për pikëpamjet politike, i pandehuri përmes llogarisë së tij me emrin ‘Shpat Sokoli’, në videon e publikuar ka shkruar një koment me përmbajtje fyese dhe kanosje serioze, ‘o ta q….. nanen Albini me krejt Serbin, fëlliqësinë fujjjj, publikisht pot te tham ti e meriton veq ni plumb te dryshkt ne ball, hajn i klubeve te Zvicrres’, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e tij”.
Me këtë rast, Krasniqi ka kryer veprën penale “Kanosja”.