Arrestohet edhe një person “për keqpërdorimet” në Eko Regjionin e Prizrenit
Zgjerohet aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, në kuadër të hetimeve për dyshimet mbi keqpërdorime në Eko Regjion.
Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se në këtë operacion është arrestuar edhe Ragip Zejna.
Në të njëjtën kohë, burimet bëjnë me dije se Burim Shala, i dyshuar në këtë rast, nuk është gjetur në vend, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit dhe aktualisht konsiderohet në arrati, teksa ndaj tij janë kryer bastisje në zyrë dhe shtëpi.

Hetimet po vazhdojnë dhe pritet që institucionet kompetente të dalin me informata shtesë për rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

