11-03-2026

Arrestohet Gjesti, dyshohet për ar*mëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”. 

Ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Mehmet Isahi’ në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje”.

“I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.