Një person është arrestuar nga Policia në fshatin Leshan të Suharekës.
I njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Leshan, Suharekë 08.12.2023-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.