Arrestohet hajduti që vodhi afër 12 mijë euro në Suharekë
Pas një pune hetimore të njësiteve relevante, policia ka arritur ta identifikojë dhe njëherësh ta arrestojë të dyshuarin me inicialet (R. S.), i cili ishte në kërkim policor.
Policia ka njoftuar se, “personi i dyshuar tanimë i arrestuar, dyshohej për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rendë”, e kryer më 05 nëntor 2018 në Suharekë, me ç’rast ishin vjedhur para në vlerë prej njëmbëdhjetë mijë e tetëqind (11800) eurove”.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.