Arrestohet “hajni” i shumëkërkuar nga Prizreni, dërgohet ta vuajë burgun prej një viti
Me date 12.06.2023, rreth orës 00:15, është arrestuar i dyshuari E. A i cili kishte qenë në kërkim policor për veprën vjedhje e rëndë.
I kërkuari 19 vjeç nga Prizreni ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.
Sipas njoftimit, familjarët kanë informuar se i kërkuari është në shtëpi dhe se do ta dorëzojnë në polici.
Referuar burimeve të portalit bëhet fjalë për Edison Ademajn, që akuzohet për dhjetëra raste, ndërsa për njërin është I dënuar me burg.
Patrullat policore nga Njësiti Reagues Kujdestar ia janë përgjigjur thirrjes dhe e kanë arrestuar personin e kërkuar, i cili fillimisht është dërguar në Stacionin Policor në Prizren, më pas i njëjti dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për kontroll mjekësor.
Pasi që janë përfunduar proceduarat ligjore i arrestuari është dërguar në burgun e Prishtinës në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti burg e 15 ditë për shkak të kryerjes së veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.