22-11-2024

Arrestohet hajni që vodhi në Teqenë e Sheh Ruzhdisë

Policia e Kosovës pas veprimeve operativo– hetimore dhe ka arritur të identifikojë kryesin e vjedhjes që ka ndodhur me datë, 04.03.2021, rreth orës 16:00, në objektin e kultit fetar: “Teqeja e Sheh Ruzhdisë“ në rrugën Ismail Qemajli-Gjakovë.

“I dyshuari  R.S i lindur në vitin 2003, është shtetas i Libisë, i ikur nga qendra e azilkërkueseve në fshatin Magure – Lipjan. Ai është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, përkthyesit dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar ndalohet për 24 orë”, ka theksuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

Gjyrkaj ka bërë të ditur se hetuesit policor janë në vazhdimësi të mbledhjes së informatave dhe dëshmive për raste tjera të vjedhjeve,  ku mund të jetë i dyshuari i vetëm apo në grup.

Asnjë koment

Comments are closed.