Arrestohet i dyshuar E. SH për ‘vjedhje të rëndë’ në Prizren e Suharekë
Pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arrestuar personi i dyshuar me inicialet E. SH., i cili ishte në kërkim policor, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Policia rajonale në Prizren ka njoftuar se ai dyshohet të jetë përfshirë në gjashtë vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, të kryera në Prizren dhe Suharekë, ku i njëjti ka depërtuar në lokale afariste dhe në mënyrë të paligjshme ka përfituar gjësende të ndryshme, të holla, telefona mobilë, pije energjike dhe të tjera.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ku pas intervistimit të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë./GazetaePrizrenit.net/