Arrestohet i dyshuari kosovar në Hungari, ekstradohet në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” Besnik Bajrami Lajqi i cili ishte arrsetuar e më pas ekstraduar nga shteti i Hungarisë.
I dyshuari është sjellur në qendër e paraburgimit, ku me aktvendim të prokurorit I është përcaktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00.
“I dyshuari sipas aktvendimit mbi ndalimin e personit te arrestuar i njëjti është arrestuar ne shtetin e Hungarisë dhe është ekstraduar ne shtetin e Republika e Kosovës i njëjti është marre nga aeroporti Adem Jashari dhe është sjellë ne qendrën e ndalimit ku me aktvendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48orë”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.