Arrestohet i dyshuari për rrahjen në Brezne të Opojës
Policia ka njoftuar për arrestimin e personit të dyshuar, për rrahjen që ndodhi dy ditë më parë në fshatin Brezne të Opojës së Sharrit (ish-Dragashi), shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Incidenti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, me ç’rast viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, derisa i dyshuari ishte larguar.
Në raportin e policisë, thuhet se ai është kapur mbrëmë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth identitetit të dyshuarve dhe shkakut të konfliktit. /GazetaePrizrenit.net/