22-01-2025

Arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë e dy vepra të tjera, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 4 vite e 100 ditë

Policia në Prizren, të martën ka arrestuar dënuarin E.Xh nga ana e gjykatës, i cili kërkohej për tri vepra penale, atë të vrasjes në tentativë, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armbajtje pa leje. Ai do të vuajë dënimin prej 4 vite e 100 ditë.

E.Xh (1977) po kërkohej në bazë të urdhëresës me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një komunikatë nga ana e Policisë së Kosovës (PK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, i njëjti është arrestuar pas një pune operativo-teknike e rrjedhur nga një informatë inteligjente.

“Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimeve me kohëzgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg.”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.