03-10-2025

Arrestohet ish-asamblisti i PDK-së në Prizren

Ish-asamblisti i PDK-së në Prizren, Bardhi Avdaj, u arrestua sot, pasi sulmoi fizikisht një punonjës shëndetësor.

Burime të IndeksOnline pohojnë se Avdaj sulmoi kryeinfermierin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, D.B.

Për sulmin, Avdaj u ndalua për 48 orë, pas intervistimit.

“Pas një mosmarrëveshjeje të lidhur me punën, një person i dyshuar ka sulmuar një qytetar dhe ka shkaktuar dëmtime materiale në zyrë. Të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar për hetim të mëtejshëm”, kanë pohuar nga policia.

Avdaj ishte asamblist në Kuvendin Komunal të Prizrenit në mandatin e kaluar./IO

PS. Foto në ballinë nga arkivi

Spotet zgjedhore:

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "144 E Prizren Hel'rizren #en Prizren #uePrizren Dallimi yne nga të tjerët është i qartë; NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!"

 

Asnjë koment

Comments are closed.