Arrestohet ish-drejtori i BKT-së dhe një taksist, dyshohen për tërheqjen e 95 mijë eurove nga dega e kësaj banke në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë I.A, ish-drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në “Pejton”- Prishitnë dhe Sh.B, punëtor i autotaxit “Bini” në Gjilan, nën dyshimin për tërheqjen e 95 mijë eurove nga “BKT” në Ferizaj.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore në Ferizja, ku thuhet se të pandehurit dyshohen për “Keqpërdorim të besimit” dhe “Mashtrim”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë dhe Sh.B., -punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /BetimipërDrjetësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë