Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shqipëri.
L.P. u arrestua në Tiranë dhe dyshohet për mashtrim.
Ai dyshohet se ua ka vjedhur Facebookun disa kosovarëve dhe me anë të tyre ka arritur t’i mbledhë 100 mijë euro.
“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfereve monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga ky shtetas”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.